ASh: Qytetarëve të Pollogut ju ndërpriten shtesat fëmijërore!

Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë që kuota për shtesat fëmijërore të harmonizohet me pagën minimale. Nga kjo parti thonë se shumë qytetarëve të Pollogut u janë ndërprerë shtesat për shkak të lëshimeve të ekzekutivit. Nga ASh thonë se nëse kompetentët nuk marrin masa, qytetarët duhet të padisin shtetin.

“Qytetarëve të rajonit të Pollogut, pas rritjes së pagës minimale, u janë ndërprerë shtesat fëmijërore. Qeveria SDSM-BDI godet kategorinë më të rrezikuar sociale, në një kohë të krizës së rënduar ekonomike. Aleanca për Shqiptarët fton Qeverinë dhe Ministrinë përkatëse që urgjentisht të korrigjojnë këtë padrejtësi dhe të paguhen të gjitha shumat që u takojnë me ligj. Në të kundërtën i ftojmë qytetarët që ta padisin shtetin”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.