Bashkëpunimi i ngushtë dhe i fortë mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk ka ndaluar asnjëherë, ashtu si dikur që BDI dhe kryeparlamentari Talat Xhafari, nuk pranoi që ti merret imunitetit të dyshuarit për rastin e 27 Prillit, Trajko Veljanovskit, njëjtë edhe sot ky koalicion po bëhet edhe më i dukshëm edhe në hallkën më të ndryshkur të shoqërisë tonë, siç është gjyqësori, kështu u shpreh sot zëdhësnsi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti duke shtuar se Këshilli Gjyqësor republikan po shndërohet në vegël të pushtetit.
“Shembull konkret i këtij koalicioni gjyqësor mes VMRO-së dhe BDI-së, është rasti i fundit me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit gjyqësor ku kandidati i afërt i BDI-së, Selim Ademi u rizgjodh në mënyrë eksprese nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime, duke u mbështetur plotësisht nga deputetët e vetë BDI-së, LSDM-së, si dhe VMRO-DPMNE-së. Pra zgjidhet për herë të dytë në një pozitë të njëjtë? Dhe shtrohet pyetja për çfarë reforme mund të presin qytetarët nga Këshilli Gjyqësor Republikan, i cili duhej të reformohej vetë dhe me pas të reformojë sistemin gjyqësor, ç’mund të presim nga Këshilli Gjyqësor Republikan, i cili po shndërrohet në vegël të pushtetit, dhe i njëjti mund të zgjedh vetëm gjykatës partiak dhe kryetar gjykatash nga listat e zyrave partiake, dhe jo gjykatës dhe kryetar gjykatash te pavarur dhe profesionistë”, tha Flakron Bexheti, ASH.