ASH-AAA do të dalë e vetme në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, thotë Zejdi

Skender Rexhepi nga Alternative sonte në Click Plus në TV21, u pyet edhe për koalicionit e mundshme në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti. Ai tha se koalicioni ASH-AAA në rrethin e parë do të garojë e vetme në zgjedhje, ndërkaq në rrethin e dytë do të shohin interesin e përbashkët të programit zgjedhor.

“Në bazë të bisedimeve në rrethin e parë gjithsesi nuk do të ketë koalicion me subjektet tjera politike. Në bazë të asaj që nuk është sjellë në formë vendimtare. Po flasim për rrethin e parë, koalicioni ASH-AAA do të shkojnë të vetme, ende nuk është sjellë vendimi definitiv por në bazë të bisedimeve që kemi zhvilluar në kuadër të grupit parlamentar dhe organeve të përbashkëta partiake është që do të shkojmë veçmas në rrethin e parë për rrethin e dytë do të shohim interesin e përbashkët të programit zgjedhor”, theksoi Skender Rexhepi nga Alternativa.