Parashikimi i motit

Moti sot në orët e mëngjesit dhe të paradites do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm lokal. Gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare ndërsa përkohësisht e përforcuar, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor dhe në të tjerat nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 19 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shkup, në orët e mëngjesit dhe të paradites do të mbajë mot me vranësira me shi të përkohshëm të dobët. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri në 12, ndërsa ajo maksimale deri në 24 gradë Celsius.