Asambli i valleve shqipe refuzon kandidatin shqiptar, duhet të jetë maqedonas/e!

Përmes një shkrimi në Facebook, artisti nga Kumanova, Shpëtim Mustafa, ka shprehur revoltën e tij për shkak se i’u pamundësua që të merr pjesë në një audicion të Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M.V. Sipas tij, kjo e drejtë i’u mohua për shkak se në konkursin e shpallur nga Ansambli kërkohet që kandidati të jetë maqedonas. Por, Mustafa shpreh dyshime se kandidati që do të punësohet si këngetar në Ansambël do të jetë maqedonas. Drejtuesit e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M.V. nuk i janë përgjigjur reagimit të artistit kumanovar, Shpëtim Mustafa.

“Sot mu refuzua e drejta për pjesëmarrje në audicion në Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M.V për arsyen se i përkas etnisë Shqipëtare e jo asaj që kërkohet (Maqedonase).
Mbetet të shihet kush do jetë fatlumi “Maqedonas” që do të punësohet si këngëtar në ansamblin Shqiptar?”, shkruan Shpëtim Mustafa në Facebook.