Arteta: Kur gjithçka të rikthehet në normalitet, projekti i Arsenali do ‘shpërthej’

Ai beson se Gunners do të jenë edhe më të fortë pasi të mbarojë pandemia, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi krijuar më të vërtetë një grup të fortë, një lidhje mes lojtarëve, tifozëve dhe stafit. Mendoj se kur gjithçka të rikthehet në normalitet, do të jemi të aftë të punojmë në mënyrën që duhet për të pasur sa më shumë stabilitet”, ka thënë ai.

“Pasi të kthehemi në normalitet, projekti i Arsenali do të ‘shpërthej’. Mund të duket e vështirë për momentin, por jam i sigurt që një gjë e tillë do të ndodhë”, ka përfunduar Arteta.

Këtë edicion, Arsenali po ka probleme në Premierligë ku janë të pozicionuar në vendin e 10-të në tabelë.

Megjithatë, ata po tregojnë formë të mirë në Ligën e Evropës, kur do të përballen sot me Olympiakos për fazën e 16 të finales.