Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Toplik”

Për shkak të izolimit të gjykatësit Ognen Stavrev, seanca e sotme gjyqësore për rastin “Toplik” është anuluar. Në këtë rast akuzohen 6 persona, mes të cilëve edhe ish ministri i transportit Mile Janakievski.

Janakievski akuzohet për shitje të tokës ndërtimore për ndërtimin e lagjes “Qyteti i Diellit” në Sopishte të Shkupit.
Akuzën e përfaqëson prokurori Burim Rustemi.