Formacionet e mundshme: Man Utd – Milan

Me fillim nga ora 18:55 do të luhet ndeshja mes Djajve të Kuq dhe Rosonerëve, përcjell lajmi.net.

Në këtë ndeshje, Milani do të jetë pa lojtarët kryesorë, siç janë: “Hakan Calhanoglu, Zlatan Ibrahimovic, Daniel Maldini, Mario Mandzukic, Ante Rebic dhe Ismael Bennacer”.

Ndërsa, Man Utd do të jetë pa portierin e tyre të parë David de Gea, mungesë tjetër e madhe do të jetë ajo e Paul Pogbas, derisa Juan Mata dhe Phil Jones nuk janë të gatshëm.

Formacionet e mundshme:

Manchester United: Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, McTominay; Greenwood, Fernandes, James; Cavani

AC Milan: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Dalot; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Castillejo; Leao.