Fshati Draçevicë pa transport publik, banorët ecin në këmbë deri në Batincë

Në fshatin Draçevicë të komunës së Studeniçanit nuk ka autobus të NQP-Shkup. Kjo ndërmarrje nuk e ka parë asnjëherë të arsyeshme që në këtë vend të lëshon linjë të autobusëve.

E kjo shkakton telashe për nxënësit të cilët duhet të shkojnë në shkollë, por edhe për punëtorët të cilët detyrohen të udhëtojnë me vetura, sidomos në këtë kohë kur çmimet e karburanteve janë rritur.

 

 

Asnjëherë fshati jonë nuk ka pasur autobus.

Me çfarë udhëtoni?

 

Me vetura.

Kryetari i komunës i cili ka hyrë nuk interesohet për fshatin.

Po fëmijët më çfarë udhëtojnë?

Kush kalon me veturë i merr, nëse jo, shkojnë në këmbë.

Kemi kërkuar disa herë nuk lëshojnë autobus.

Ju me çfarë udhëtoni?

Udhëtojmë me veturat tona, secili që ka veturë ashtu.

Fëmijët në këmbë, ato që janë në shkollë të mesme, dikush i merr me veturë, disa në këmbë.

Autobus nuk ka pasur as në kohën të Titos, as në kohë të Turqisë, nuk ka pasur asnjëherë. Na kanë gënjyer çdoherë kur kanë qenë votimet se do lëshojnë autobus, por asnjëherë nuk është bërë.

Nuk ka, përveç 3 djem të ri janë, shkojnë në Draçevë, shkaku i autobusit nuk shkojnë, nëse ka ndonjë minibus mundet që të shkojnë më tepër fëmijët në shkollë.

TV21 pyeti kryetarin e Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku se përse ky fshat nuk ka transport publik? Ai theksoi që problem qëndron te Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik.

Për fshatin Draçevicë gjithashtu edhe kërkesat disa herë i kemi bërë në Ndërmarrjen Publike për Transport Publik, mirëpo nuk mund të gjejmë gjuhë të përbashkët që të organizohemi. Edhe pse ne si Komunë çdo muaj paguajmë subvencion për çdo kilometër që ata kanë linja të autobusëve për vendbanimet e komunës tonë.- deklaroi Azem Sadiku kryetar i Komunës së Studenicanit.

Pyetëm edhe në NQP dhe në Qytetin e Shkupit, por deri në këtë edicion të lajmeve, nuk morrëm përgjigje.

Ndryshe ky fshat gjendet 20 kilometra larg nga Qendra e Shkupit. Për të ardhur në qytet banorët detyrohen të ecin deri në fshatin Batincë për të marrë autobusin e NQP-së.