Artan Grubi, si Edi Rama (Video)

Zëvëndëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka dalur sot para mediave i veshur në stilin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, shkruan gazeta LAJM. Me një xhaketë të kombinuar me bluzë e atlete të markës “Nike-Jordan”, Grubi sot ka marrë pjesë në debatit publik për vlerat evropiane të organizuar nga OJQ CIVIL. Por, përveç veshjes Grubi ka përdorur stilin e kryeministrit Edi Rama edhe në momentin që është pyetur për tema për të cilat nuk ka dashur të përgjigjet, siç është ajo përplesjeve brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.

Gazetari: z.Grubi çfarë menduat kur e dëgjuat z.Mexhiti i cili thoshte se z.Grubi dhe z. Osmani nuk përfaqësojnë elektoratin e BDI-së në Çair?

Grubi: Siç do të kishte thënë kryeministri Rama për pyetje të ngjashme, për zhvillime politike edhe unë e kam të njëjtën përgjigje: ncuk…

Gazetari: Nuk keni ndonjë përgjigje tjetër?
Grubi: Ncukk..

Gazetari; Edhe një pyetje tjetër. A ka plan që ministrat të BDI-së të kandidohen nëpër komuna?
Grubi: Asnjë nga ministrat nuk do të kandidohet për kryetar komune.