Pasdite shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe mot të keq lokal

Pasdite edhe nga fundi i ditës në disa vende në vend moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, lokalisht edhe në formë të motit të keq në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë të përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 25 deri 32 gradë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Edhe në Shkup pasdite edhe nga fundi i ditës moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 28 gradë Celsius.

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm të përkohshëm dhe paraqitje të bubullimave. Lokalisht do të ketë mot të keq me shkarkime elektrike më intensive, erë të fortë dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Të premten do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore. Temperatura do të jetë gradualisht në rënie.