Zyrtare: Mbappe emërohet kapiten i Francës

Kylian Mbappe ka marrë shiritin e kapitenit te kombëtarja e Francës.
Pas pensionimit të Hugo Lloris nga futbolli ndërkombëtar ‘Gjelat’ mbeten pa kapiten të skuadrës.

Menjëherë u raportua që Mbappe do ta pasonte portierin e Tottenham në atë pozitë, transmeton lajmi.net.

Tani është trajneri i kombëtares ai që njoftoi që kapiteni më i ri i Francës do jetë ylli i PSG-së.

“Antoine Griezmann është zëvendskapiten. Kylian shënon të gjitha kutitë për të pasur këtë përgjegjësi”, tha Deschamps.

Mbappe, 24 vjeç, do të bëhet një nga kapitenët më të rinj të Francës ndonjëherë dhe do të ndjekë hapat e Lloris, i cili mbajti shiritin për 14 vjet, nga 2008 deri në 2022.