Ten Hag për veprimin e Anthony: Do ta përmirësoj atë

Erik Ten Hag nuk është ndarë i kënaqur me disa gjeste në fushë të anësorit të Manchester United, Anthony.
Veprimi që e mbushi kupën e durimit të holandezit ishte rrotullimi i çuditshëm me top i brazilianit.

E gjithë kjo farsë përfundoi me një top të humbur nga ana e 100-milionëshit të “Djajve”.

Hag humbi durimin dhe e zëvendësoi shpejt lojtarin, por, pos kësaj, ai tha se do ta përmirësojë Anthonyn, duke lënë të nënkuptohet që s’do të tolerojë më gjeste të tilla.

“Do ta rregulloj unë atë”, u përgjigj shkurtazi Ten Hag, shkruan GOAL.com.

Siç tashmë është mësuar, holandezi është duke vepruar me “dorë të hekurt” ndaj çdo dukurie që nuk përkon me sjellje normale brenda dhomave të zhveshjes.

Pak ditë më parë viktima ishte pikërisht Cristiano Ronaldo, që u la jashtë skuadrës për një ndeshje, pasi refuzoi të futej si zëvendësues në sfidën ndaj Tottenhamit.