Arsenal gati ta kompletojë transferimin e Hickey

Arsenal janë gati të kompletojnë një lëvizje për repartin e mbrojtjes.

‘Calciomercato’ raporton se Arsenal janë gati të kompletojnë lëvizjen për mbrojtësin e Bologna, Aaron Hickey, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi i krahut lidhet edhe me një kalim të mundshëm te Napoli dhe Milan, por duket se preferon të kthehet në Britani.

Skocezi pritet t’i kushtojë Milanit 20 milionë funte gjatë merkatos së verës.

Arsenal e kanë prioritet repartin e mbrojtjes, por do të investojnë edhe në repartin e sulmit.