Frenkie de Jong nuk dëshiron të largohet – pranon edhe reduktim në pagë

Frenkie de Jong është gati të sakrifikojë vetëm që të mos largohet nga ‘Camp Nou’.

Ylli holandez, De Jong lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona në drejtim të Manchester United, por kjo duket se nuk është dëshira e tij.

Gerard Romero raporton se dëshira e lojtarit është të qëndrojë në ‘Camp Nou’, edhe nëse duhet sakrifikuar, përcjell lajmi.net.

Në kontratën e nënshkruar me Josep Bartomeu, paga e lojtarit supozohej të rritej konsiderueshëm në vitin e tij të katërt.

Megjithatë, nëse dëshiron qëndrimin, Frenkie duhet të reduktojë pagën e tij. Pjesa më interesante është se ai është shprehur i gatshëm të bëj një gjë të tillë.

Mediat në Spanjë vetëm kanë filluar të raportojnë për zëvendësuesit e Frenkie de Jong te Barca. Zubimendi dhe Soler janë emrat që mund të afrohen në ‘Camp Nou’, nëse holandezi largohet.