“Lamtumirë Nikolla”, Spasovski kujton protestën e 17 majit

“Ik”, “Lamtumirë Nikolla”, “Censura është e ndaluar”, “Liri”, “Mbaroi” Këto ishin pjesë e mbishkrimeve në pankartat e protestës civile të datës 17.05.2015 kundër regjimit të cilit ne së bashku me qytetarët i thamë Mbaroi! – Me valëvitjen e flamurit maqedonas dhe flamuj t; bashkësive etnike, me fjalimet e profesorëve të njohur, studentëve, artistëve, aktivistëve civilë, në një atmosferë paqësore, i kemi ditur saktësisht arsyet e qëllimit përfundimtar – dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të gjithë përbërjes qeverirëse.

Këtë e publikoir sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

“Maqedonasit, shqiptarët, serbët, romët, turqit, boshnjakët, vllehët,… së bashku dhe të bashkuar sepse ne e mendonim të mirën e shtetit, kishim arsye të panumërta për të protestuar kundër një regjimi mizor. Protestuam kundër dhunës dhe krimit që mësuam nga bisedat e përgjuara të 20.000 njerëzve, kundër heshtjes së disidentëve, kundër brutalitetit të policisë dhe rrahjeve të studentëve, kundër padrejtësive që varfëruan qytetarët, kundër izolimit ndërkombëtar dhe shtetit të robëruar, skenarëve të errët dhe përpjekjeve për destabilizim, kundër vendosjes së interesit personale dhe partiake mbi interesat qytetare”, ka shkruar Spasovski.

E kemi rikthyer dinjitetin e qytetarëve, shkruan Spasovski, e kemi rikthyer demokracinë në vend, lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit… Nga pikëpamja e MPB-së, thot ai, kemi krijuar polici të afërt me qytetarët, partner me qytetarët dhe shërbim real për realizimin e të drejtave të tyre.

“Sot jemi dëshmitarë të një “bllokade aktive” të punës së Kuvendit nga ana e opozitës, VMRO-DPMNE-së, e cila në fakt është frenim aktiv në përmbushjen dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve, për të penguar vazhdimin e suksesit të LSDM-së për progresin e shtetit. Po përpiqen të fshijnë vlerat që kemi vendosur, të cilat na kanë vënë në këmbë si shtet, na kanë vendosur si anëtare të NATO-s dhe na kanë afruar me BE-në. Paralajmërojnë edhe protestë publike, por pse?”, njoftoi ministri Spasovski.