Alcaraz: Kam mposhtur dy më të mirët e historisë

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz ka folur pasi është shpallur kampion i Madrid Open.

Turneun e Madrid Open spanjolli do ta mbajë gjatë në mendje, kjo pasi për ta fituar atë ai mposhti dy më të mirët e historisë së tenisit, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic.

Ndërsa, në finale mposhti Alexander Zverev kështu duke u bërë tenisti më i ri që e fiton Madrid Open, transmeton lajmi.net.

Pas arritjes së jashtëzakonshme ai foli për mediat.

“Kam mposhtur dy më të mirët në histori, gjithashtu edhe Zverevin, do të thoja është java më e mirë e karrierës sime. Unë besoj në veten time, gjithmonë them që nuk luaj në finale, i fitoj ato. Të luash në Spanjë është e veçantë dhe të mposhtim më të mirët në botë – një javë e mrekullueshme”, tha spanjolli.

Alcaraz është renditur i gjashti më i miri në botë nga Shoqata e Profesionistëve të Tenisit.