Arrestohet një tregtar heroine në Gjevgjeli

Policët e Departamentit për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armë në MPJ për Çështje Kriminale Gjevgjeli, sot rreth orës 13:30 në Gjevgjeli, e kanë privuar nga liria A.K.(47) nga Shtipi, me vendbanim në Gjevgjeli.

Siç bën me dije MPB-ja, pas masave të marra paraprakisht, atij iu gjet një automjet tip BMW, ndërsa gjatë kontrollit në terren, pranë mjetit iu gjetën dhe u konfiskuan disa pako me heroinë. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij pas dokumentimit të plotë të rastit në konsultim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës.