Arrestohet në “Bllacë”, kosovari që kërkohej nga Interpoli

Një shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar dje në pikën kufitare “Bllacë”, pasiqë është konstatuar se i njëjti është në listën e të kërkuarve nga Interpoli.

N.G (60) është arrestuar në orën 12:30 pas kontrolleve të kryera dhe u është dorëzuar zyrtarëve policorë për vazhdim të procedurave të mëtutjeshme.

“Në 03.02.2020 në 12:30 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, është arrestuar N.G (60) nga Kosova, për arsye se pas kontrolleve të kryera është konstatuar se i njëjti gjendet në listën e të kërkuarve nga Interpoli”, thonë nga MPB.