Arrestohet femra nga Shkupi, kërcënoi burrin 44 vjeçar se do t’ia publikojë fotografitë

Policia e Manastirit ka arrestuar një femër nga Shkupi për veprën penale “shantazh”. Bëhet fjalë për 34 vjeçaren me iniciale E.S., e cila ka qenë me vendbanim të përkohshëm në Manastir. Sipas policisë, ajo ka kërkuar 1.200 euro nga V.P. (44) duke e shantazhuar se në të kundërtën do t’i publikojë fotografi komprometuese, transmeton Gazeta Lajm. 34 vjeçarja është arrestuar në momentin që ka pranuar paratë, të cilat paraprakisht janë shënuar nga policia.