Arrestohen diler në Shkup, është gjetur drogë

Mbrëm në orën 21 në bulevardin e “Metropolit Teodosij Gologanov” në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme kanë arrestuar K.A.(28) dhe N.D. (31), të dy nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre dhe kontrollit në banesën e K.A., të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar disa pako pluhur të bardhë, disa pako marijuanë dhe një peshore dixhitale me mbetje droge.

Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim nga neni 215 i Kodit Penal.