Sistemi infrastrukturor modern në ndihmë të zhvillimit të vendit

Kina do të forcojë ndërtimin e infrastrukturës së bazuar në rrjet në fusha të tilla si transporti, energjetika dhe adminsitrimi i burimeve ujore, duke bërë përpjekje për të përmirësuar efikasitetin. Gjithashtu do të përmirësohet planifikimi i rrugëve ujore dhe ndërtimi i porteve bregdetare dhe të brendshme, dhe të ngrihet niveli i objekteve të transportit ujor në mbarë vendin, ndërkohë që do të zhvillohet një rrjet inteligjent, të ndërtohen një varg bazash të reja energjetike të gjelbra e me lëshim të ulët karboni, si dhe të rregullohet më tej rrjeti i naftësjellësve dhe gazsjellësve.

Si një drejtim i rëndësishëm janë edhe  përpjekje për forcimin e ndërtimit infrastrukturor për ngritjen e nivelit industrial në informacion, teknologji shkencore dhe logjistikë, si dhe në ndërtimin e objekteve për një brez të ri të superkompjuterave, informatikës cloud, platformave të inteligjencës artificiale dhe rrjeteve të brezit të gjerë.

Në mbarë vendin do të ndërtohen një numër aeroportesh rajonale, të përgjithshme e të transportit të mallrave , duke kërkuar përpjekje për të promovuar integrimin e transportit të aglomerateve urbane, ndërtimin e rrjeteve hekurudhore ndërqytetëse të përshtatshme e efikase dhe zhvillimin e hekurudhave urbane dhe të tranzitit hekurudhor urban.
Rritja e mbështetjes financiare për ndërtimin infrastrukturor është orientuar tek zgjerimi i kanaleve të financimit dhe inkurajimi i pjesëmarrjes së kapitalit shoqëror në financimin dhe funksionimin e infrastrukturës urbane.