Arifi nuk do t’i takojë Bislimin dhe Nagavcin: E injoruan Preshevën

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se nuk do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, dhe ministren Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci të cilët sot do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.

Ai për Klankosova.tv u shpreh se nuk do të takohet me ta dhe nuk do të marrë pjesë as në drekën e punës të paralajmëruar me liderët politikë të atjeshëm, kjo për shkak se siç u shpreh ai, e kanë injoruar Preshevën

“Jo, nuk do t’i takojë për shkak të injorimit që i kanë bërë Preshevës dhe Shqiptarëve bë komunën më të madhe shqiptarë në Luginë, nuk do të marrë pjesë”, tha Arifi për Klankosova.tv.