J Balvin takon Papa Françeskun

J Balvin është takuar me kreun e Kishës Katolike të enjten.

37 vjeçari ka postuar fotografi krah Papa Françeskut, i cili si zakonisht, ishte i veshur me rrobat e tij tradicionale të bardha.

Për këtë rast të veçantë, këngëtari zgjodhi një kostum klastik të zi me këmishë të bardhë.

Gjatë takimit të tij me dhjetëra artistë të pranishëm, Papa u tha atyre: “Ju jeni predikuesit e bukurisë. Bukuria është e mirë për ne, bukuria shëron, bukuria na ndihmon të ecim përpara në udhëtimin tonë”.