Araujo pranon oferta nga Arsenal dhe Man United

Lojtari i Barcelonës, Ronald Araujo ka tërhequr vëmendje të madhe te skuadrat e Premier League.

Arsenal dhe Manchester United po i vështirësojnë punët Barcelonës në synimin për rinovim kontrate të Araujo.

Gerard Romero bën të ditur se uruguaiani ka pranuar oferta nga Man United dhe Arsenal, transmeton lajmi.net.

Lojtari është në bisedime me Barcën për rinovim kontrate, pasi futet në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij.

Thuhet se propozimi i parë nga katalanët është refuzuar nga mbrojtësi, i cili kërkon pagë më të lartë.

United dhe Arsenal mund të ofrojnë pagë më të madhe për lojtarin, dhe kjo do t’i hap telashe edhe më të mëdha Barcelonës, ndonëse thuhet se dëshira e lojtarit është qëndrimi në ‘Camp Nou’, përkundër faktit se ai ka propozuar kushtet e tij.