Formacionet e mundshme: Galatasaray – Barcelona

Barcelona synon me çdo kusht fitoren në Stamboll, kundër Galatasaray.

Dy skuadrat përballen për të siguruar një biletë që çon tutje në garat e Europa League.

‘Blaugrana’ shihen favoritë për të fituar takimin, përkundër faktit se në shtëpinë e tyre luajtën baras pa gola.

Xavi pritet të futet në këtë ndeshje me të gjitha forcat, pa menduar shumë për rotacionet para sfidës ‘El Clasico’.

Dilema kryesore qëndron në fazën e mbrojtjes, mes Ronald Araujo dhe Eric Garcia, por me gjasë do të jetë ky i fundit ai që luan startues.

Gavi pritet të vendoset në krahun e majtë të sulmit si risi, i përkrahur nga Aubameyang e Ferran Torres.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme të dy skuadrave për këtë ndeshje. /Lajmi.net/