Klopp del përsëri në mbrojtje të Alexander Arnold: Kush thotë se ai nuk di të mbrohet, do ta nokautoj

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dalë përsëri në mbrojtje të mbrojtësit të krahut, Trent Alexander Arnold.

Arnold është një nga mbrojtësit më produktiv në Evropë, por kritikat për të shpesh vijnë për aspektin defensiv. Ka shumë njerëz që besojnë se TAA nuk di të mbrohet.

Por, Jurgen Klopp mendon krejtësisht të kundërtën. Madje, gjermani thotë se ata që thonë se Arnold nuk di të mbrohet, do të nokautohen nga ai.

“Nëse dikush thotë se Trent nuk mund të mbrohet, ata mund të vijnë tek unë dhe unë do t’i nokautoj”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund ta dëgjoj këtë më, nuk di çfarë duhet të bëjë djaloshi”, shtoi ai.

Arnold ka prekur numër dyshifrorë në asistime për tri sezone të ndryshme te Liverpool. Por..Kujdes nëse mendoni se ai nuk di të mbrohet.