Anxhelinën e krahasojnë me Beyoncen pas debutimit në tregun ndërkombëtar

Anxhelina ka pranuar vetëm komente pozitive për këngën e re.

Anxhelina Hadërgjonaj ishte shkëputur për një kohë të gjatë nga muzika për t’u rikthyer fuqishëm në skenë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja së fundi publikoi projektin e parë “Precious”, me të cilin debutoi në tregun ndërkombëtar.

Për këtë këngë, Anxhelina mori vetëm komente pozitive, ndërsa fansat dhe tabloidet e njohura po e krahasojnë atë me yllin botëror, Beyonce.

“A është senzacioni i pop-it shqiptar, Anxhelina, Beyonce e ardhshme?”, është titulli i një tabloidi.

Pas këtij projekti, Anxhelina Hadërgjonaj pritet të vazhdojë edhe me këngë të tjera.