Loredana shpenzon shumën marramendëse për një veshje në përditshmëri

Loredana i kushton kujdes të madh paraqitjeve publike.

Loredana Zefi është artiste shqiptare që po shënon suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Natyrisht se me sukseset vijnë edhe fitimet, andaj për paraqitjet publike, rep-artistja shpenzon shuma të mëdha parash.

Së fundi, ajo publikoi një imazh, ku shfaqet me një veshje që në pamje duket e thjeshtë, por shuma e saj është shumë e lartë.

Loredana kishte veshur një bluzë të markës “Chanel”, e cila kushton 4 mijë euro si dhe një kapele nga i njëjti brend, që kap vlerën 497 euro.

Artistja së fundi publikoi albumin “Medusa”, ndërsa këngën “Kein Hunger” nga ky album e shoqëroi me klip dhe kapi milionëshin e parë brenda pak orësh.