Ansambli “ILIRIDA” organizon Festivalin Folklorik për Fëmijë “Brez Pas Brezi”

Ansambli i këngëve dhe valleve “ILIRIDA” nga Shkupi, më 26 gusht me fillim nga ora 17:00, organizon edicionin e III të Festivalin Folklorik për Fëmijë “Brez Pas Brezi”. Manifestimi do të mbahet në Sheshin “Skëndërbeu” me pjesëmarje të shoqërive:

“KARSHIAKA”

“DRITA E DERVENIT”

“SHQIPONJA”

“DUFLLA”

Si dhe Ansambli “ILIRIDA” si nikoqir

Ejani të gjithë sëbashku ti shijojmë tingujt e folkorit, këngët dhe vallet e brezave të ri.