Angellov: Distancimi i Ahmetit nga Dardhishta është për tu përshëndetur

Për përshëndetje është reagimi i mbrëmshëm i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili e dënoi deklaratën e Shkodrane Dardhishtës, e cila kërcënohej me luftë, deklaroi sot në konferencën për shtyp drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizar, Stojançe Angellov.

“Distancimi i Ali Ahmetit është për çdo përshëndetje”, theksoi Angelov, i pyetur për komentin, në lidhje me statusin që e publikoi në “Fejsbuk”, Dardhishta, e cila është anëtare e Bordit të drejtorëve të “Telekomit të Maqedonisë”.

Angellov tha se e dënon fjalimin e tillë luftarak dhe nxitës, duke theksuar se derisa ajo ulet në një kolltuk të rehatshëm, me pagë të lartë, ndërsa retorika e saj mund t’i përçajë të rinjtë.

Në lidhje me statusin që e publikoi në Fejsbuk, Shkodrane Dardhishta, anëtare e Bordit të drejtorëve në Telekomin e Maqedonisë, Ali Ahmeti potencoi se BDI-ja në kauzën e saj e ka lirinë, deklaratat e tilla nuk janë në interes të partisë dhe kauzës.

Në këtë reagoi drejtori i QMK-së dhe gjeneral Stojançe Angelov, i cili gjithashtu përmes postimit në Fejsbuk i porositi Dardhishtës: “në vend të kërcënimeve për luftë, luftoni me mjete politike dhe demokratike”.