Angelina Jolie e akuzoi për abuzim në familje, Brad Pitt thotë se është i pikëlluar

Një grindje e pretenduar mes djalit Maddox dhe Brad thuhet se ka ndodhur në vitin 2016 e cila u tha se ishte pika e fundit për Jolie, transmeton lajmi.net.

45 vjeçarja e paraqiti dokumentin që tregonin se si ajo dhe fëmijët e saj janë të gatshëm të ofrojnë dëshmi dhe prova në mbështetje të pretendimeve të saj se 57 vjeçari ka abuzuar në familje duke rrahur djalin e tij më të madh.

“Tani Pitt është zemërthyer që Angelina ka shkuar në atë rrugë. Kanë mbetur shumë emocione pas martesës së tyre”, tha një burim i afërt me aktorin për ‘Page Six’.

“Ai ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij dhe zotëron çështjet e tij të kaluara, ai ka ndaluar së pirë alkool. Martesa ishte shumë pasionante dhe toksike në disa raste dhe – si të gjitha çiftet – ata patën grindje, por gjithashtu ndanë shumë kohë të mira së bashku. Ai ka folur për pijet e tij dhe problemet e drogës gjatë kohës që ishin bashkë”, shtoi burimi.

Ylli i “Once Upon a Time”  nuk është arrestuar ose akuzuar për ndonjë vepër gjatë martesës së çiftit, dhe as nuk janë bërë raporte policie.

Menjëherë pasi çifti bëri kërkesë për divorc në 2016, u zbulua se Brad ishte duke u hetuar nga FBI dhe shërbimet sociale në LA mes raporteve që ai u bë abuziv verbal dhe fizik me fëmijët e tij në një avion privat, megjithatë ai u pastrua.

“Brad  nuk e ka sulmuar kurrë Angelinën. Por të afërmit e tij mendojnë se kjo rrjedhje është llogaritur për të lëkundur opinionin përpara përfundimit të gjykimit të tyre. Brad ndihet sikur është gjithnjë e më i izoluar nga fëmijët e tij dhe është i dëshpëruar për këtë”. thuhet tutje në një deklaratë nga burimi i afërt i Pitt.

Dyshja ndajnë fëmijët Maddox, Zahara, 16, Pax, 17, Shiloh, 14, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12.

Çifti janë duke rregulluar kujdestarinë dhe rregullimet financiare në gjyq, të cilat do të shohin fëmijët e tyre më të vegjël të japin dëshmi nëse japin leje.

Burimet tregojnë për botimin se fëmijët janë intervistuar nga terapistë të caktuar nga gjykata./Lajmi.net/