Hiqet ndalesa për kamionë në vendkalimet Gjavatë dhe Strazhë dhe rrugën Strugë- Qafë Thanë

Nga ora 8.20 është hequr ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë dhe drejtimin rrugor Strugë- Vendkalimi kufitar Qafë Thanë, ndërsa nga ora 08:30 hiqet ndalesa për kamionë në vendkalimin malor Strazhë.

LAMM më parë njoftoi se ndalesa për qarkullim të kamionëve nga ora 5:20 është hequr edhe në vendkalimin malor Pletvar dhe se është normalizuar qarkullimi në drejtimin rrugor Hanet e Mavrovës- Dibër te manastiri i Bigorit, pasi janë mënjanuar orteqet që dje ranë në segmentin rrugor Dibër- Zhirovnicë.