Mësohet identiteti i personave të lënduar në “Shtëpinë e gjuetarëve” në Mateç

Mbrëmë (21.03.2021) në ora 21:45 minuta në SPB-Kumanovë nga Spitali i Përgjithshëm-Kumanovë është raportuar se në këtë spital janë sjellë 6 persona: S.S 34 vjeç, V.I. 31 vjeç, N.N. 31 vjeç, Z.S. 27 vjeçar, M.N. 44 vjeç dhe B.Sh. 36 vjeç të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore si rezultat i shpërthimit të një bombole gazi në një objekt privat në fshatin Matejç të Kumanovës të njohur si “Shtëpia e gjuetarëve”. Personat e lënduar sipas raportit të policisë janë dërguar për kurim në Klinikën “Nënë Tereza”, në Shkup. Ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik i cili bashkë me ekipin e MPB-së kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes./ALSAT