Analizë e detajuar e Contes, ja nga do të riniset Interi!

Një bisedim i gjatë me të gjithë futbollistët nga Antonio Conte për të diskutuar dhe analizuar eleminimin nga Kupa. Në takimin me Napolin Interi i Contes zhvilloi një 90 -minutësh pozitiv pavarësisht së fundi ishte i hidhur. Ziktaltërve i mungoi qartësia përpara portës. Sidoqoftë kjo disfatë duhet lënë pas, tashmë e gjithë vëmendja është në kampionat, aty ku gjithçka do të rinis me Sampdorian dhe fitorja është detyrim. Duhet ngushtuar distancën prej pikësh nga Juventusi kryesues dhe më pas të shohin se çfarë do të ndodhë. Inter duhet të rikthehet tek skuadra që ishte përpara se gjithçka të ndalej dhe ka dy objektiva për të përmbushur, kampionati dhe Europa League.

Një fitore ndaj Sampdorias do t’i shërbente shumë Interit për t’i karikuar për sfidat në vazhdim. Conte ka bërë ndryshime në mesfushë për të dhënë më liri fantazisë së Eriksen. Barrela-Brozovic kanë më shumë përgjegjësi në momentin kur skuadra nuk ka topin nën kontroll, më shumë terren për të mbuluar dhe me shumë kilometra për të bërë. Sulmi nëse Lukaku nuk shënon, Sanchez duhet të ndihmojë ekipin në sulm pasi Lautaro Martinez është me mendjen nga Barcelona. Për të gjetur golin do të nevojitet edhe ndihma e Brozovic, Sensi dhe Candreva, ose ndihma e anesorëve D’Ambrosio dhe Ashley Young. Nëse gjithçka ecën sipas parashikimeve Interi mund të shpresojë dhe besojë tek titulli.