Buffon synon ta barazojë rekordin e Mancinit në Kupën e Italisë

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, synon ta barazojë rekordin e Roberto Mancinit, duke e fituar titullin e gjatë të Kupës së Italisë, në ndeshjen kundër Napolit të mërkurën.

Portieri italian i mbushi 42 vjeç në janar, por është ende duke arritur suksese të shumta me Juventusit, skuadër kjo me të cilën mund të shkruhet në histori edhe për një rekord tjetër sonte.

Juventusit i mjaftoi barazimi pa gola kundër Milanit, të premten e kaluar, për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, duke ia dhënë kështu mundësinë Buffonit të luajë edhe në një tjetër finale për bardhezinjtë.

Ai deri më tani i ka grumbulluar pesë medalje të arta të Kupës së Italisë, bashkë me nëntë të Serisë A dhe gjashtë të Superkupës italiane.

Tani, portieri veteran mund ta barazojë rekordin ne Roberto Mancinit nëse e fiton titullin e gjashtë të Kupës së Italisë. Megjithatë, Mancini ka shtuar edhe medalje të tjera të këtij turneu pas pensionimit, duke e fituar atë edhe katër herë si trajner.

Vetëm Buffoni ka mundësi sonte ta barazojë rekordin e Mancinit, pasi që ai e kishte fituar trofeun e tij të parë me Parmën në vitin 1999, para se t’i bashkohej Juventusit.

Por, përveç tij, janë edhe tetë lojtarë të tjerë që e kanë fituar Kupën e Italisë pesë herë në karrierë:

Romeo Benetti (Milan 2, Roma 2, Juventus 1)

Bruno Conti (Roma 5)

Giuseppe Favalli (Lazio 3, Inter 2)

Stephan Lichtsteiner (Lazio 1, Juventus 4)

Fausto Salsano (Sampdoria 4, Roma 1)

Dejan Stankovic (Lazio 1, Inter 4)

Francesco Toldo (Fiorentina 2, Inter 3)

Goran Pandev (Lazio 1, Inter 2, Napoli 2)