Pas takimit me Kurtin, Lajçak shkon në LDK

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, po qëndron për vizitë në Kosovë, në udhëtimin e tij të parë zyrtar që nga marrja e pozitës së tij të re.

Diplomati sllovak sot është takuar me kryetarin e Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurtin, njofton Klan Kosova.

Pas këtij takimi, Lajçak është takuar me krerët e LDK-së në selinë e kësaj të fundit.

Lajçak do të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.