Alkaloid me 210 punësime të reja dhe me investime 1.5 miliardë denarë

Në periudhën janar-dhjetor 2020 kompania “Alkaloid” nga Shkupi ka shënuar rezultate pozitive. Janë bë 210 punësime të reja, shoqëruar me 1.5 miliardë euro investime dhe me rritje të shitjeve të konsoliduara me 9 për qind.

Sipas bilancit të suksesit, shitjet kanë arritur vlerën 9.188.259.186 denarë, që për 9 për qind është më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shitjet e përgjithshme të konsoliduara arrijnë 12.132.328.349 denarë, që është për 9 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara, 35 për qind janë realizuar në tregun vendor, kurse 65 për qind në tregun e jashtëm. Shikuar sipas rajoneve, në vendet e Evropës juglindore janë realizuar 33 për qind, në vendet e Evropës Perëndimore 20 për qind, në Rusi dhe vendet tjera të BSHP-së 10 për qind, kurse në vendet tjera 2 për qind.
Rritje më e theksuar është realizuar në Çeki, 44 për qind, Shqipëri me 42 për qind, Gjeorgji me 31, Hungari 29, Armeni 20, Bullgari 18, Rumuni 15, Serbi 14, Slloveni 12, Rusi 10 për qind, etj. Në vitin 2020 janë realizuar shitjet e para të segmentit Farmaci në Kanada në vlerë prej 30,4 milion denarëve.
Investimet në vlerë prej 1.571.226.812 denarëve të realizuara në vitin 2020 janë për 40 për qind më shumë se në vitin 2019, njoftojnë nga kjo kompani.
Me 210 punësimet e reja në vitin 2020, numri i përgjithshëm i të punësuarve në vend ka arritur 1.832 persona, kurse në përfaqësitë jashtë vendit ka gjithsej 560 të punësuar. Numri i përgjithshëm i të punësuarve është 2.392 persona.
Këshilli drejtues i kësaj kompanie ka miratuar edhe biznes-planin për vitin 2021, me të cilin parashikohen investime në vlerë prej afër 12 për qind nga të ardhurat e konsoliduara nga shitjet e mjeteve materiale dhe jomateriale, rritje të shitjeve të konsoliduara në vlerë prej 7 për qind, si dhe rritje të fitimit të konsoliduar prej 7 për qind në krahasim me vitin 2020.