Aplikacioni “TVSH-ja” jashtë funksionit prej 48 orësh: Qytetarët të revoltuar

Aplikacioni “TVSH-ja Ime” nuk funksionon prej më shumë se 48 orësh. Mijëra qytetarë janë shprehur të revoltuar pasi nuk mund të qasen në aplikacion për të skanuar faturat e tyre. Gjatë vendosjes së kodit PIN për hyrje, shfaqet mesazhi: “Nuk ka koneksion me DAP-in”.

​Në faqen zyrtare të “TVSH-ja Im3” është njoftuar se aplikacioni funksionon me ngadalësime të herëpashershme, por pa specifikuar se kur do të rikthehet funksionimi i plotë i tij.

​“Ju informojmë se aplikacioni TVSh-ja ime aktualisht funksionon me ngadalësime të herëpashershme. Ekipet tona po punojnë në mënyrë aktive për të përcaktuar shkaqet dhe për të tejkaluar sfidat, me qëllim që sa më shpejt të sigurohet funksionimi i tij i pandërprerë”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook.