Aliu nga Çairi furnizon 20 familje me ushqim në kohë të epidemisë

Ali Fevziu nga Çairi e ka pauzuar zanatin e berberit dhenë këtë kohë të pakohë ka vendosur në mënyrë më intensive t’i përkushtohet punës humanitare. Ai merret me aktivitet humanitar që nga viti 2014, por këtë periudhë të epidemisë i është përkushtuar tërësisht. Thotë se u ndihmon të gjithë qytetarëve, pa marë parasysh kombin ose fenë e tyre.
“Deri para pandemnisë me koronavirusin u kamë ndihmuar disa familjeve në SHkup, në atë mënyrë që çdo ditë u dërgoja ushqim të ngrohtë, veshmbathje, teknikë të përdorur të bardhë dhe këtë e kam bë larg syve të opinionit. Tani vendosa që publikisht ta bëj këtë aktivitet, në facebook e publikova edhe numrin tim 070/501-628 me qëllim që t’i nxis të gjithë të fillojnë me punë humanitare”, ka deklaruar Fevziu, transmeton Gazeta Lajm.
Ndryshe, ai që nga viti 2009 deri në vitin 2019 ka punuar në Vjenë, e më pas edhe në sallonin e babait si berber. Një ngjarje nga viti 2014 e ka nxitur të fillojë aktivitetin humanitar.
“Ndodhi një zjarr i madh në ndërtesë në Çair. Familja shtatantarëshe e motrës sime ishte ngujuar nga zjarri. Mezi i nxorën zjarrfikësit përmes dritares. Hyra në banesë të ju ndihmoj dhe në atë moment eksplodoi një bombol e gazit. Dhjetë ditë isha në komë në Toksikologji. Kur dola nga gjendja komatike, e kuptova se Zoti më mundësoi të jetot prapë dhe prej atëherë vendosa të ju ndihmoj njerëzve”, thotë Fevziu.
Veçanërisht i vjen keq për fëmijët. Është i martuar tani 17 vite por nuk ka fëmijë, prandaj dëshiron t’i gëzojë fëmijët tjerë, duke u blerë sëpaku nga një çokollatë.
Ai thotë se për momentin me ushqim dhe mjete higjienike furnizon 20 familje. Furnizimin e bën me veturën e tij dhe siç potencon, çdo ditë kalon së paku 50 deri 60 kilometra.