Ndërrojnë jetë 4 pacient me koronavirus në Klinikën Infektive në Shkup

Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë me koronavirus. Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në vendin tonë. Me viktimat e fundit numri i rasteve me Covid-19 në vendin tonë që kanë përfunduar me fatalitet shkon në 38.