Xavi kërkon transferimin e Bernardo Silva

Trajneri i Barcelonës kërkon të transferojë në ‘Camp Nou’, mesfushorin e Manchester City, Bernardo Silva.

Mesfusha pritet të jetë njëri nga repartet ku Barcelona do të kërkojë të përforcohet para fillimit të edicionit 2022/23.

Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, trajneri Xavi Hernandez e ka identifikuar mesfushorin e Manchester Cityt Bernardo Silva si lojtar ideal për këtë pozicion, përcjellë lajmi.net.

27 vjeçari është profil i lojtari që do t’i jepte freskinë e nevojshme në lojën krijuese të ekipit blaugrana.

Silva ka kontratë me ‘Citizens’ deri në vitin 2025 dhe ka një klauzolë largimi prej 75 milionë euro.