Qeveria: Rritja e pagës minimale dhe e diela ditë jopune konfirmojnë se kujdesi për punëtorin është prioriteti ynë

Punëtorët janë forca lëvizëse e ekonomisë dhe zhvillimit social, thekson Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Qeveria në urimin e festave në faqen e saj zyrtare në Fejsbuk thekson se është aleat i punëtorëve për çdo çështje.

“Rritja historike e pagës minimale në 18.000 denarë dhe ligji për ditën e diel jopune konfirmon se kujdesi dhe përkrahja ndaj punëtorëve është prioriteti ynë”, thekson Qeveria.