Pajaziti: BDI po i nënçmon edhe ata që ia bënë “yzmetin”

Shkruan: Naser Pajaziti

Çka janë këto debate Klan Maqedoni. Nuk kam asgjë kundër panelit të analistëve përballë Ali Ahmetit, por sa i kam ndjek nuk kanë njonuri për zhvillimet dhe prapaskenat e politikës shqiptare gjatë dy dekadave këtu tek ne.

Me Baton Haxhiun e disa tjerë festun kryeministrin shqiptar, tani në plan të dytë po tentojnë gjoja krijimin e opinionit përmes këtyre (e)misioneve. Në vitin 2001 ishim të rrallë disa kolegë të këtushëm që ishim në vijën e parë të informimit për misionin dhe vlerat e UÇK-së nëpër media të ndryshme, që nuk pranuam që UÇK-në ta quanim grupe të armatosura, disa sakrifikuan punën dhe u përballën me shumë rreziqe! Janë dëshmi që nuk shlyhen.

Por si duket dikush sot po do me çu (e)misionin mbrapshtë deri në fund! Media nuk është lojëra fati!

Te pakten mos ti nenvleresojne ata që ia kanë bë yzmetin BDI-së, sepse për ata që janë kundër dihet janë të padëshirueshëm . Spektaki dhe deliriumi si duket s’po merr fund!!!