Barcelona është alarmuar pasi ylli i skuadrës, Ansu Fati, e ka bërë një hap prapa në riaftësimin nga lëndimi dhe pritet të mos luajë më këtë sezon.
Rikthimi i të riut spanjoll nuk po shkon sipas planit, pasi druhet se ai do të mungojë edhe në pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Radioja Katalonase raporton se Fati pritet të operohet përsëri, sepse dëmtimi i meniskulit nuk është shënuar siç ishte pritur.
Fati do të ketë kohë të mendojë dhe ta vlerësojë gjendjen e vet para se të vendosë për t’u operuar sërish apo jo.
Ai u operua fillimisht në nëntor, menjëherë pas lëndimit që e pësoi kundër Real Betisit, dhe plani ishte që të rikthej më 10 mars kundër Paris Saint-Germain.
Por lëndimi tij nuk u shërua në kohë dhe Fati është ende duke u trajtuar.