Maqedonia ka gati formacionin ndaj Rumanisë

Trajneri i Maqedonisë Igor Angelovski, për sfidën ndaj Rumanisë, do të ketë në dispozicion gati tërë skuadrën që siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian.

E sigurtë është se Maqedonia do të jetë pa Arian Ademin dhe Darko Velkovski. I pari erdhi që të jetë më kombëtaren dhe të përgatitet ndoshta për sfidën me Lihtenshtajnin dhe me shumë siguri ndaj Gjermanisë.

Ndërkohë Velkovski u lëndua në stërvitjen e fundit, por do të jetë gati për sfidën me Lihtenshatjnin në Shkup, më 28 mars.

Zëvëndësimi për Arian Ademin shihet Enis Bardhi, që nuk luajti në Tbilisi për shkak të lëndimit të shpinës dhe aktualisht është në formë të shkëlqyer. Në këtë drejtim, pritet që të atij ti bashkohet Boban Nikollovi në mesfushë dhe në ofenziv të jetë Elif Elmasi. Në krahët do të duhet të jenë Stefan Ristovski dhe Ezgjan Alioski.

Ndërsa mbrojtja pritet të drejtohet nga portieri Stole Dimitrievski, para linjës së mbrojtjes në krye me Visar Musliu, Egzon Bejtullain dhe Kire Ristovski. Në sulm pritet të rreshtohet dyshja standard Pandev – Nestorovski.