Aksident në rrugën pyjore të Gornjanit, lëndohet 23-vjeçari pas rrëzimit me ATV

Një 23-vjeçar nga fshati Gradec (Komuna e Vrapçishtit) ka mbetur i lënduar pasi është rrëzuar nga mjeti i tij katërrotësh (ATV) me targa gjermane. Aksidenti ka ndodhur teksa i riu po lëvizte në një rrugë pyjore sipër fshatit Gornjan.

I lënduari me inicialet G.Sh. është dërguar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Këta të fundit kanë njoftuar Sektorin e Punëve të Brendshme (SPB) në Tetovë më datë 25 tetor, rreth orës 17:25, lidhur me pranimin e pacientit.

Pas marrjes së informacionit, një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme (DPB) në Gostivar ka dalë në terren dhe ka kryer inspektimin e vendngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.