Aksident në rrugën Kumanovë – Shkup, lëndohet rëndë një person

Mbrëmë në ora 19:20 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Shkup, në afërsi të fshatit Novosellë, Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Seat”, me targa regjistrimi Kumanovë, i drejtuar nga A. Z. (20) nga Kumanova, ka dalë nga rruga.

“Në aksident shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup”.

“Inspektim është kryer nga ekipi i SPB Kumanovë”, njoftojnë nga MPB.