Taravari: Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut do të jetë minimum 800 euro (Video)

Arben Taravari sot tha se koalicioni VLEN zotohet se paga mesatare në Maqedoninë e Veriut do të jetë së paku 800 euro. Taravari tha se pagat e ulëta janë shkaku kryesor i emigrimit.

“Të rinjtë largohen pikërisht për shkak se rrogat janë të vogla dhe vështir mund të gjejnë punë këtu. Ekonomia kërkon përgjigje, emigrimi gjithashtu kërkon përgjigje. Nuk mund të vazhdohet kështu me qeveri të korruptuar e zhvatëse. Na duhet patjetër ndryshim. Për këtë arsye ne si koalicion VLEN në qeverisje duhet të garantojmë dhe rritjen e rrogës mesatare dhe kjo garancë e jona është që rroga mesatare do të jetë minimum 800 euro”, theksoi Taravari.