Aksident në atostradën “Arbën Xhaferi”, Policia në vendngjarje

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në kyqje të autostradës “Arbën Xhaferi”, afër Kaçanikut.

Në pamjet e siguruara, shihet vetura e aksidentuar e cila është dëmtuar rëndë.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar.

Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin.